Roy Hodgson: Mascherano egoist

28/08/2010 09:10

Reagim i ashpër nga ana e trajnerit të Liverpool, Roy Hodgson ndaj argjentinasit Javier Masscherano, i cili u transferua tek Barcelona per 22 milionë euro.

Ndaj Manchester City-t, mesfushori nuk pranoi të aktivizohej dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak teknikut të “The Reds”.

“Nuk është e lehtë të mbrosh një sjellje të tillë pasi lojtarët paguhen për të luajtur dhe këtë duhet të bëjnë. Kjo është një sjellje shumë egoiste”, shprehet Hodgson.

Top Channel