Ibra, Guardiola: Situatë e padurueshme

28/08/2010 13:55

Krizë e plotë mes trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola dhe lojtarit suedez Zlatan Ibrahimovic.

Në një kohë që administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani po përpiqet ta marrë në Milano, ai ka me vete edhe një armë të fortë, dëshirën e teknikut spanjoll për ta larguar sa më parë shtatlartin nga skuadra. Në deklaratën për shtyp ai ka shpjrguar me një fjali pse nuk e ka thirrur sulmuesin për ndeshjen e parë të kampionatit kundër Racing Santander.

“Dua të mbroj skuadrën sepse më ka ardhur në majë të hundës nga kjo situatë”, sqaron Guardiola. Ndërkohë, dy janë rrugët që Ibra të lirohet nga kontrata me Barcelonën; e para është forma e huasë me të drejtë blerje, ndërsa e dyta shitje e plotë.

Top Channel