Bundesligë, zhgënjen Shalke 04

28/08/2010 21:05

Shalke 04 vazhdon zhgënjimin e saj në Bundesligë pasi i ka humbur të dyja ndeshjet e para të kampionatit, me Hamburgun në javën e parë dhe me Hanoverin.

Problemet në mbrojtje për skuadrën e Shalkes pas largimit të mbrojtësve Vesterman, Rafinja dhe Bordon u panë qartë edhe në këtë ndeshje pasi, lehtësisht sulmuesi i Hanoverit Didie Ja Konan lehtësisht depërtoi në zonë në disa raste edhe pse goli i avantazhit për ta u shënua nga Raush.

Në avantazh e mbylli Hanoveri pjesën e parë ndërkohë që në pjesën e dytë shumë shpejt dyfishojnë rezultatin me Abdelau.

Ndërkohë Shalke me gjithë përpjekjet e saj arrin të shënojë vetëm një gol në minutën e 82-të me Xhermein Xhons, pa mundur të marrë edhe në këtë javë të dytë pikë në Bundesligën gjermane, duke mbajtur në të njëjtën kohë vendin e fundit.

Top Channel