Bundesliga, Bayern mundet nga debutuesit

28/08/2010 08:55

Debutuesit e Kaizerslauternit kanë mundur kampionët e Bayern Munchen në ndeshjen e dytë të sezonit të ri të Bundesligës.

Lojtarët e Van Gaal janë treguar të pafuqishëm përballë euforisë së lojtarëve vendas, të cilët e mbyllën takimin që në 45 minutat e para. Golin e parë e shënoi Ilicevic në minutën e 36-të dhe vetëm 1 minutë më vonë Lakic dyfishoi shifrat.

Ndeshjet e tjera të kësaj jave janë, Frankfurt-Hamburg, Nurenberg-Freiburg, Shalke 04-Hanover, Verder Bremen-Këln, Volfsburg-Mainz, St. Pauli-Hofenheim, Leverkusen-Mynchengladbah dhe Shtutgart-Dortmund.  

Top Channel