Benitez: Duhet të punojmë fizikisht

28/08/2010 14:20

Një ditë pas humbjes së papritur në finalen e Superkupës së Europës, Interi përpiqet të gjejë defektet.

I pari që e bën këtë është trajneri Rafa Benitez, i cili e pranon se skuadra luajti keq. “E nisëm mirë me 2-3 raste të pastra por më pas humbëm terren në mesfushë dhe u hapëm shumë. Ata kanë një kundërsulm të mirë. Ishte shumë e vështirë për ne dje”, shprehet spanjolli.

Më tej ai shton se skuadra duhet të punojë në aspektin fizik, sidomos këtë duhet ta bëjë disa lojtarë që janë bashkuar vonë me skuadrën.

Ndërkohë, kapitan Zanetti nuk ka kërkuar të gjejë fajtorë. “Atletico luajti më mirë se ne. Inter nuk luajti mirë dhe e humbi ndeshjen. Jemi në fillim të sezonit dhe jo në formë optimale por e njëjta temë vlen edhe për ata. Deri në golin e parë, ndeshja ishte e ekujlibruar por më pas gjithcka u hap”, sqaron argjentinasi.  

Top Channel