Barca, Ibra nuk është ndër të mbledhurit

28/08/2010 15:35

Ibrahimoviç nuk gjendet mes 18 të mbledhurve nga Guardiola për debutimin në kampionat të Barcelonës, nesër në Santander kundër Racing.

Në këtë mënyrë po shkohet gjithnjë e më shumë drejt largimit të tij tek Milani.

Kalimi i tij do të përcaktohet sot pasdite në një takim mes drejtuesit kuqezi  Adriano Galliani dhe presidentit Sandro Rosell.

Ibra do të kalonte tek Milani me formulën e huasë për këtë sezon, por me detyrimin për blerjen pas një viti për 30 milionë euro.

Top Channel