Hidhet shorti i Europa Ligë

27/08/2010 14:25

Eshtë hedhur në Montekarlo shorti i kupës Europa Ligë. 37 skuadrave të kualifikuara nga ndeshjet e fundit të play-off-it do t’i bashkohen më pas dhe 10 skuadrat e eliminuara nga Campions Ligë, për të cuar në total 48 skuadra së bashku me Atletikon e Madridit që është kampionia në fuqi që janë të ndara në 12 grupe me nga 4 skuadra.

Italianët e Juventusit duket të jenë në një grup të hekurt në këtë fazë, pasi do t’i duhet të përballen me Manchester City-n e Mancinit e Balotielit, Salsburgun dhe Lezh Pozhnan. Ndërkohë Liverpuli do të ketë si kundërshtarë të grupit Napolin, Steauan e Bukureshtit dhe holandezët e Utrehtit.

Një tjetër grup i fortë është ai i Sampdorias që do t’i duhet të përballet me PSV Eintoven, ukrainasit e Metalistit dhe Debrecenin. Nga të gjitha këto dy grupe, dy ekipet e para do të kualifikohen për në 16-tshe, që do të thotë se do të jenë 24 skuadra.

Më 16 shtator do të fillojnë ndeshjet e fazës së grupeve të këtij aktiviteti për në finalen e madhe të Dublinit më 18 maj të vitit 2011.

Grupi A
Juventus
Manchester City
Salzburg
Leh

Grupi B
Atletico
Leverkusen
Rosenborg
Aris

Grupi C
Sporting
Lille
Levski
Gent

Grupi D
Vilarreal
Culb Brugge
Dinamo Zagreb
Paok

Grupi E
AZ
Dinamo e Kievit
Bate Sheriff

Grupi F
CSKA e Moskës
Palermo
Sparta e Pragës
Lausanne

Grupi G
Zenit
Anderleht
AEK
Hajduk Split

Grupi H
Shtutgart
Getafe
OB
Young Boys

Grupi I
PSV
Sampdoria
Metalist
Debrecen

Grupi J
Sevilla
PSG
Dortmund
Karpaty

Grupi K
Liverpool
Steaua
Napoli
Utrecht

Grupi L
Porto
Beshiktash
CSKA e Sofies
Rapidi i Vienës
 

Top Channel