Europa League, mbyllen ndeshjet paraeleminatore

27/08/2010 09:00

Janë mbyllur me surpriza ndeshjet paraeliminatore të Europa League, ku skuadra me emër dhe pretende, Celtic, Fejnord dhe Aston Villa nuk kanë arritur të kualifikohen për në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.

Skocezët e Celtic janë mposhtur 4-0 nga holandezët e Utreht dhe tashmë e shohin veten jashtë këtij kompeticioni.

Liverpooli i Roy Hodxhson ka përmbysur rezultatin duke mposhtur 2-1 në turqi Trabzonsporin.

Skuadra e Shenol Gunes kaloi në minutën e 3 në avantazh me Teo Gutierrez por fundi i ndeshjes ka qenë fatal për ta.

Në fillim Giray shënon një autogol dhe në fund Dirk Kayt vulos fitoren e anglezëve të cilët tashmë do të luajnë në fazën e grupeve.

Është kualifikuar edhe Juventusi falë një supergoli të legjendarit Alesandro Del Piero.

Kapiteni i Zonjës së Vjetër ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores përballë Strum Graz në pjesën e dytë të sfidës.

Fenerbahçe nuk ka shkruar më shumë se një barazim 1-1 me Pasokun në Sukru Saracollu duke i dhënë lamtumirën këtij kompeticioni. Turqit kaluan në avantazh me Emre Beleollu, por nuk kanë mundur të shënojnë golin e dytë, duke çuar gjithçka drejt shtesave.

Në pjesën e parë të shtesës Muslimoviç gjen të papërgatitur mbrojtjen e Fenerbahçes, ndërshkon turqit në shtëpinë e vet dhe i jep biletën e kualifikimi skuadrës greke.

Top Channel