Alonso dominon edhe provat e dyta të lira

27/08/2010 18:00

Javët pushim mesa duket i kanë bërë mirë skuadrës Ferrari e cila ka dominuar edhe në provat e dyta të lira në pistën e Belgjikës.

Alonso ka përsëritur vetveten ashtu si në sesionin e parë. Spanjolli la pas Adrian Sutil me Force India dhe britanikun Lewis Hamilton me McLaren. I katërti ështe renditur Robert Kubica me Renault, i ndjekur nga ferraristi tjetër, Felipe Massa.

Skuadra Red Bull nuk ka mundur të bëjë më mirë se sa koha e gjashtë me Vettel, ndërsa Webber u rendit i 18-ti. Provat do zhvillohen nesër në orën 14:00 dhe gara të dielën.

Top Channel