Superkupa, Benitez: Një sfidë për të bërë historinë

26/08/2010 15:30

“Është një sfidë, mund të bëjmë diçka për historinë e Interit”. Kështu është shprehur tekniku Benitez duke prezantuar Superkupën Europiane.

“Ajo e nesërmja kundër Atletiko Madridit do të jetë një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë kundër një skuadre me eksperiencë, por mendojmë se mund t’ia dalim”, ka shtuar tekniku spanjoll.

Ai ka prferuar të mos komentojë deklaratat më të fundit të Jose’ Mourinho. Gjithashtu nuk deklaroi asgjë për merkaton më të fundit.

Top Channel