Papa: Nënë Tereza, dhuratë për Kishën e Botën

26/08/2010 13:40

Papa Benedikti XVI e kujton Nënë Terezën, në 100-vjetorin e lindjes së saj, si një dhuratë për Kishën dhe për të gjithë Botën.

Në një mesazh drejtuar drejtueses së misionarëve të Bamirësisë, Ati i Shenjtë i kërkon murgeshave që të vazhdojnë punën e nisur nga Nënë Tereza, duke u vënë në shërbim të njerëzve të varfër, të sëmurë që janë në mjerim dhe janë të braktisur.

Sot celebrohet në të gjithë botën 100-vjetori i lindjes së humanistes me origjinë shqiptare, Gonxhe Bojaxhi ose sic njihet nga të gjithë, Nënë Tereza.

Humanistja e madhe që ndërroi jetë në 5 shtator 1997, lindi 100 më parë si sot në një lagje shqiptare të Shkupit, por pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Kalkuta të Indisë ku zhvilloi edhe misionin e saj në ndihmë të njerëzve të varfër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA