Pakistan, urdhërohet evakuimi i 400 mijë banorëve
26/08/2010 09:45
Autoritetet pakistaneze kanë udhëruar evakuimin e 400 mijë banorëve në luginën e Indo-s, pasi rrezikohen nga përmbytja.
Ndërkohë në veri dhe në qendër të vendit, zonat më të goditura deri më sot, ujërat po tërhoqen, por shirat e rrëmbyeshëm kërcënojnë banorët.
Deri më sot llogariten miliona persona, të cilët janë detyruar që të zhvendosen në provincën jugore të Sindh.
Top Channel