Pakistan, talebanët kërcënojnë OJF-në
26/08/2010 18:35
Talebanët e kanë cilësuar si “të papranueshme” prezencën në Pakistan, së fundmi i përfshirë nga përmbytjet, të punonjësve humanitarë të huaj.
Deklarata lë të kuptojë për një kërcënim të mundshëm për atentate.
Zëdhënësi i lëvizjës së talebanëve pakistanezë ka bërë të ditur se SHBA-të dhe vendet e tjera nuk po përqëndrohen vetëm tek përmbytjet, por kanë edhe qëllime të tjera.
Top Channel