Pakistan, rrezik për atentate

26/08/2010 12:25

Një zyrtar i shtetit amerikan ka paralajmëruar se talebanët në Pakistan planifikon të kryejë sulme kundër të huajve që ndodhen në Pakistan për të ndihmuar viktimat e përmbytjeve.

Zyrtari amerikan ka qëndruar anonim dhe thotë se talebanët po planifikon edhe sulme kundër pushtetit lokal.

Më parë gjenerali amerikan që mbikqyr ndihmën humanitare në Pakistan tha se nuk kishte hasur shkelje të sigurisë.

Ndërkohë ka kaluar një muaj që nga fillimi i përmbytjeve të medha që janë cilësuar si një nga katastrofat më të rënda të rajonit.

Ndihma humanitare sapo ka nisur të depërtojë tek viktimat, donacionet gjithashtu janë shtuar por ka shqetësime se paratë nuk po shfrytëzohen si duhet.

Top Channel