Meksikë, 72 viktimat ende të paidentifikuar

26/08/2010 17:35

Hetuesit meksikanë kërkuan bashkëpunimin e diplomatëve nga El Salvadori, Hondurasi, Ekuadori dhe Brazili për t’i ndihmuar në identifikimin e 72 kufomave të gjetura në një fermë në veri të vendit.

Ende asnjë viktime nuk i dihet identiteti. Autoritetet vendase kanë vetëm një dëshmi prej një personi të mbijetuar të ngjarjes i cili pohoi se 72 trupat e pajetë i përkasin emigrantëve klandestinë që tentuan të kalonin kufirin me SHBA-në, por që u ekzekutuan nga karteli i narkotrafikut, “Los Zetas”.

Mendohet se pjesa më e madhe e viktimave janë shtetas brazilianë dhe ekuadorianë, të cilët pas refuzimit të kryerjes së korrierit të drogës së “Los Zetas” u ekzekutuan nga njerëzit e armatosur të kartelit të drogës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA