Lezhë, qëllon për vdekje ish-vjehrrin

26/08/2010 12:00

Një person ka qëlluar për vdekje ish vjehrrin e tij në Shën Koll të Lezhes dhe ka plagosur ish gruan.

Autori i krimit ka hyre në mesnatë në shtëpi, duke hapur zjarr dhe më pas është larguar dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Ludovik Murri akuzohet se ka vrarë ish-vjehrrin Fran Vukcani dhe ka plagosur ish-gruan Lindita Vukcani.

Murri ishte në konflikt me familjen e ish-bashkëshortes dhe gjykata kishte vendosur që ai të qëndronte larg familjes Vukcani.

Shkak për konfliktin ishte kërkesa për divorc që kishte bërë Lindita Vukcani, e cila aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Policia po punon për kapjen e autorit dhe vendosjen e tij para drejtësisë.

Top Channel