
Në Prishtinë është zhvilluar seminari i 29 ndërkombëtar i gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare. Në të morën pjesë dhjetra studiues nga të gjitha trevat shqiptare.
Seminari i nisur më datë 16 gusht po shkon drejt mbylljes me temën “Kontaktet e shqipes dhe poezia e sotme shqiptare”.
Në kumtesat e përgatitura për sesionin e 2010-ës u karakterizuan tiparet e poezisë së sotme shqipe si dhe u trajtua “kriza e poetëve”.
“Pozicioni i subjektit direkt në raport me vetminë është i pranishëm në poezinë e sotme shqipe, qoftë poezia e viteve 60-70. Mendoj që në vitet ’80 dhe ’90 është një shpërthim më i fuqishëm vetmie e cila në një mënyrë figurative sugjeron lirinë e njeriut”, deklaron studiuesi Sali Bashota.
“Kur flasim për përqasje subjektore ndaj miteve, më i preferuari nga të gjithë poetët është Homeri. I pari në poezinë shqipe që dha një poezi shumë të bukur për Homerin është Martin Camaj. E gjejme tek vetë Homeri dhe nuk e interpreton, nuk e krijon nga vetja e tij me tentativë fillestare që kanë disa për të rikrijuar mite të njohura në letërsinë botërore”, deklaroi nga ana tjetër studiuesi, Bardhyl Matraxhiu.
Top Channel