Juve-Quagliarella, arrihet marrëveshja

26/08/2010 18:45

Pas dështimit në blerjen e Di Natales, Juventus duket se ka arritur një marrëveshje me Napolin për të patur shërbimet e sulmuesit Quagliarella.

Marrëveshja duket se është arritur për shifrën e 4.5 milionë eurove në formë huazimi me të drejtë blerjeje të fiksuar në shumën e 12.5 milionë eurove.

Sipas mediave italiane kalimi i sulmuesit mbetet çështje kohe, dhe për ta përforcuar këtë ndihmon edhe fakti napolitanët nuk e kanë përfshirë në formacion në ndeshjen e vlefshme për Europa Ligë ndaj Elfsborgut.

Top Channel