Irak, sulmet, vepër e Al Kaedës

26/08/2010 11:35

Sulmet e koordinuara që morën të paktën 50 jete njerëzish një ditë më parë në Irak, mund të kenë qenë e vepër e krahut të Al Kaedes në vend.

Rreth 250 persona te tjere mbeten te plagosur. Te pakten 12 shperthime u regjistruan te merkuren ne pjese te ndryshme te Irakut, përfshirë sulme me autobomba dhe bomba të vëna skaj rrugës. Pothuajse të gjitha prej tyre kishin në shënjestër policinë. Numri më i madh i viktimave erdhi nga nga shperthimet ne qytetin e Kut-it, në juglindje të vendit, dhe në kryeqytetin Bagdad. Sulme te tjera pati edhe në Kirkuk, Basra, Ramadi, Qerbela dhe Falluxha.

Ndonese askush nuke ka marre pergjegjesine per episodet e pergjakshme te dhunes, autoritetet irakine jane te bindura se ato jane kryer nga krahu irakian i Al Kaedës. ministri i jashtëm irakian, Hoshyar Zebari tha se boshllëku politik në Irak dhe tërheqja e trupave amerikane krijuan një mjedis në të cilin mund të lulëzojnë rrjetet terroriste. Politikanët irakianë nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë marrëveshje për një qeveri koalicioni që nga zgjedhjet në muajin mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA