Interi monopolizon çmimet e UEFA-s

26/08/2010 19:30

Lojtarët e Interit kanë monopolizuar çmimet e shpërndara nga UEFA për sezonin e kaluar të Ligës së Kampionëve ku zikaltërit triumfuan duke e marrë trofeun në finale ndaj Bajern Mynihut.

Sulmuesi Diego Milito, autori i dy golave të finales ndaj Bajernit, u shpall futbollisti dhe sulmuesi i vitit i UEFA-s, për të vazhduar më tej me çmimet për Maikon në mbrojtje, Shnajder në mesfushë dhe Hulio Sezar në portë.

Kjo është hera e parë që nga viti 1998, vit në të cilin nisën ndarjet e këtyre çmimeve prej UEFA-s, që të pesta i jepen lojtarëve të një skuadra.

Top Channel