
Mijëra besimtarë u mblodhën në Seline e Urdhërit të themeluar prej ‘Misionarëve të Bamiresise’, per të kremtuar 100-vjetorin e lindjes së bamirëses së madhe Nënë Tereza, me një meshë të posacme në qytetin indian të Kalkutës.
Dyert e shtepise ku Nënë Tereza jetoi dhe vdiq, u hapen ne mengjes heret, ku besimtare e murgesha me veshjen tradicionale bardhe e blu, u luten se bashku. Me qirinj ne duar, ata u gjunjezuan para varrit te saj, ndersa kryepeshkopi i Kalkutes, Lucas Sircar, drejtoi meshen e vecante, qe mblodhi ne te njejtin vend te varfer e te pasur.
Papa e lumturoi Nënë Terezën ne tetor te vitit 2003, duke hapur kështu rrugen per shenjterimin e saj. Bamiresja shqiptarja u kualifikua per Lumturim pasi zyrtaret e Vatikanit e pranuan nje mrekulli te Nene Terezes, rastin e nje nje gruaje indiane te sheruar nga kanceri i stomakut fale nderhyrjes se saj.
Nene Tereza nderroi jeten 5 shtatorin e vitit 1997, ne moshen 87-vjecare. Shenjtorja e te braktisurve, sic e njohin ndryshe, meritoi shumë çmime për veprën e saj, duke filluar nga Çmimi indian Padmashri, në vitin 1962, për të vijuar me Çmimin e rëndësishëm Nobel për Paqen, më 1979, ndërsa mjetet e komunikimit filluan t’i ndiqnin veprimtaritë e saj me interes gjithnjë e më të madh. Si çmimet, ashtu edhe gjithçka që e vinte në qëndër të vëmendjes, i pranoi “për lavdinë e Zotit e në emër të të varfërve”.
Top Channel