Formula 1, SPA, Alonso optimist

26/08/2010 18:40

Piloti spanjoll i Ferrarit, Fernando Alonso, nga SPA e Belgjikës ku do të mbahet edhe gara e rradhës e Formula 1, shprehet optimist për suksesin, megjithëse nuk ka triumfuar asnjeherë në këtë pistë dhe ku pilotët e Red Bull shihen si favoritët kryesorë.

“Më mungon fitorja në këtë cirkuit. Këtu kam fituar vetëm në kategorinë Formula 3000. Megjithatë nuk ka asnjë motiv për të qënë pesimistë”, shprehet ferraristi.

Më tej piloti spanjoll, i pyetur mbi polemikat që kanë shpërthyer kohët e fundit me pilotin Lauda për parakalimin e bërë ndaj tij në garën e Hokeneimit shprehet se ndjehet i qetë.

“Të ndjehem i shqetësuar? Ato që deklaron Lauda nuk shqetësojnë askënd”, mbyll deklaratën e tij Alonso.

Top Channel