Edhe Bekenbauer kundër Demikelis

26/08/2010 16:10

Edhe kajzeri i futbolit gjerman, Franc Bekenbauer i është kundërvënë sjelljes së mbrotjësit argjentinas, Demikelis i cili në ndeshjen kundër Volfburgut refuzoi të qëndronte në stolin e rezervave.

“Sjelljet e tij na kanë dëmtuar shpesh. Ka bërë mjaft gabime në të shkuarën. Është një lojtar mjaft i mirë, por kërkon të luajë vetëm në qendër të mbrojtjes sepse nuk i përlqen të vrapojë”, deklaron Bekenbauer për mediat gjermane.

Mosmarrëveshjet mes mbrojtësit argjentinas dhe trajneri të Van Gal kanë nisur prej kohësh, dhe për këtë lojtari ka kërkuar lënien e tij të lirë, por Bajern e konsideron lojtarin të pashitshëm.

Top Channel