Afganistan, talebanët vrasin 9 agjentë policie

26/08/2010 10:10

Talebanët kanë vrarë 9 agjentë të policisë afgane në pjesën veriore të Kunduz, një prej zonave më pak të tensionuara të Afganistanit.

Megjithatë në këtë lokalitet, sulmet e kryengritësve janë shtuar. Lajmin e ka bërë të ditur guvernatori i Kunduz, Mohammad Omar.

Sulmi ndaj policëve ndodhi pak përpara agimit, ndërsa agjentët po flinin. Vetëm një prej tyre arriti të shpëtonte.

Top Channel