30 kuaj në Romë për vizitën e Gedafit

26/08/2010 18:30

30 kuaj të rracës berber nga Libia do të mbërrijnë në Romë ditën e dielë për të marrë pjesë në celebrimet e një dite më pas të paktit të miqësisë mes Italisë dhe Libisë.

Transferimi i kuajve është porositur nga vetë lideri i Libisë, Muamar Gedafi i cili do të marrë pjesë në festimet e parashikuara në arenën “Salvo D’Acquisto” në kryeqytetin Italian.

“Do të jetë mbrëmja e dy kavalierëve”, shprehet Rifat El Nagar, korespondent i televizionit Al Arabya, duke nënkuptuar praninë e Silvio Berluskonit dhe të Muamar Gedafit në tribunën e arenës ku do të mbahen festimet.

Lideri i Libisë njihet për pasionin e tij për kuajt. Çdo vit, me rastin e përkujtimit të revolucionit, në Libi zhvillohen gara me kuaj në të gjithë vendin, gara këto të porosituar nga vetë Gedafi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA