Somali, shmanget grushti i shtetit

25/08/2010 17:45

Ushtria dhe forcat e sigurisë në Somali zbrapsën një tentativë të rebelëve të Al Shabaab të cilët tentuar të merrnin kontrollin e pallatit presidencial.

Sulmi i militantëve të Al Shabaab, organizatë kjo e lidhur me Al Kaedan, u ndërmor paraditen e sotme dhe synohej rrëzimi i qeverisë në Mogadisho. Për disa orë ka patur luftime ndërmjet palëve, ndërkohë që numri i viktimave mbetet ende mister.

Sulmi i Al Shabaab ishte i dyti brenda dy ditësh, pas atij të ndërmarrë ditën e martë ndaj hotel “Muna”, ku qendrojnë mjaft përfaqësues të huaj. Megjithatë edhe ky sulm u zbraps prej frocave të Unionit Afrikan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA