Rusi, vatra të reja zjarri në Siberi

25/08/2010 14:20

Vatra të reja zjarri në Rusi, këtë radhë në rajonin siberian perëndimor të Khanti Mansisk, ku deri tani flakët kanë përfshirë 22.6 hektarë.

Lajmin e bën të ditur agjencia Ria Novosti, duke cituar një burim të departamentit rajonal të kontrollit të pyjeve.

Nga nisja e verës në këtë rajon janë regjistruar 418 zjarre në një sipërfaqe prej 18 mijë hektarësh.

Top Channel