Romët, KE kundër Francës

25/08/2010 18:50

Komisioni Europian ka shprehur shqetësimin e tij ndaj masave të ndërmarra nga qeveria franceze kundër popullsisë rome në vend.

“Pres që vendet e Unionit të respektojnë normat e lëvizjes së lirë, mosdiskriminimin dhe respektin për të drejtat thelbësore të qytetarëve”, tha në një deklaratë zv/presidentja e KE-së, Vivien Reding.

Reagimi i KE-së ka ardhur pas dëbimit të mbi 700 romëve drejt Rumanisë nga autoritetet franceze. Vendimi u mor nga presidenti Sarkozi që i cilësoi kampet rome në vend si burim kriminaliteti dhe prostitucioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA