Ribery nuk apelon kundër Federatës Franceze

25/08/2010 19:45

Ribery nuk do apelojë kundër Federatës Franceze të Futbollit për pezullimin prej tre ndeshjesh që iu dha nga disiplinori pas rebelimit ndaj Domenech në botëror.

Vendimi është marrë nga vetë lojtari i Bayern Munchen. Federata pezulloi me 18 ndeshje sulmuesin Nicolas Anelka, 5 ndeshje kapitenin Patrice Evra dhe me një ndeshje mesfushorin Toulalan.

Ndërkohë, Abidal është falur. Vetëm mbrojtësi i Manchester United, Evra, e ka cuar cështjen në apel.  

Top Channel