Pakistan, OKB: 800 mijë zona të bllokuara

25/08/2010 10:10

Rreth 800 mijë zona të përmbytura kanë mbetur të izoluara në Pakistan dhe mund të arrihen vetëm nëpërmjet rrugës ajrore.

Lajmin e ka bërë të ditur Organizata e Kombeve të Bashkuara, në një apel që është bërë për komunitetin ndërklombëtar për të pasur të paktën 40 helikopterë më shumë për shpërndarjen e ndihmave.

Pjesa më e madhe janë zona malore në veriperëndim, të përmbytura nga vala e parë e permbytjeve një muaj më parë dhe ku rrugët janë të bllokuara për shkak të rrëshkitjes së tokës në disa pika.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA