Njolla e zezë, Spike Lee kundër Obamës

25/08/2010 08:35

Spike Lee ka sulmuar Barack Obamën mbi njollën e zezë: nuk e kuptoj se si u ka besuar njerëzve të British Petrolium, të cilët janë të aftë të gënjejnë edhe nënat e tyre.

Në një intervistë për revistën GQ, kineasti amerikan, duke folur për “racizëm ambiental”, ka nënvizuar se shtetet e Gjirit kanë pak pushtet politikë.

“Jam i bindur se nëse e njëjta katastrofë të ndodhte në Hamptons, gjithçka do të ishte zgjidhur”, është shprehur ai.

Megjithatë, Lee ka theksuar mbështetjen e tij për Obamën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA