Meksikë, zbulohen 72 kufoma në një fermë

25/08/2010 13:40

Ushtarakët meksikanë kanë zbuluar 72 kufoma në një fermë në verilindje të vendit, pas një përleshjeje me disa kriminelë të dyshuar, ku humbën jetën një ushtar dhe tre rebelë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Marinës. Ushtarët kanë gjetur trupat (58 burra dhe 14 gra) në një gropë të përbashkët në Tamaulipas, pranë San Fernando.

Tamaulipas është një ndër shtetet meksikane më të dhunshme, i dominuar nga dy grupe të ndryshme të drogës që ndajnë pushtetin mes tyre.

Top Channel