Gjermani, forcohet liria e shtypit

25/08/2010 14:55

Qeveria gjermane ka aprovuar një projektligj për të mbrojtur kryesisht gazetarët nga veprimet gjyqësore dhe forcuar lirinë e shtypit.

Gazetarët nuk do të ndiqen më penalisht në rast të publikimit të materialeve të rezervuara, të marrë nga një palë e tretë.

Sipas projektligjit, vetëm personi që kalon informacionin për mediat, burimi i gazetarit, mund të ndiqet penalisht.  

Aktualisht ligji dënon me 5 vjet si atë që kalon informacione të rezrvuara ashtu edhe gazetarët që e publikojnë atë.

Top Channel