Francë 1998, Zidane e Dechamps akuzohen për doping

25/08/2010 15:15

“Në botërorin e vitit 1998 kur Franca fitoi kupën, disa lojtarë si Zidane dhe Dechamps kishin vlera anormale në gjakun e tyre”.

Deklarata bombë vjen nga ish mjeku i bluve në periudhën 2004-2008 Jean-Pierre Paclet, i cili kritikon në librin e tij edhe ish trajnerin Raymond Domenench. Sipas Paclet, Zizu dhe Dechamps mund të kenë marrë substanca të ndaluara kur luanin tek Juventus.

“Kam thënë atë që të gjithë e dinë, nuk kam shpikur asgjë. Të kesh nivele të larta të ematokritit nuk do të thotë se ke përdorur Epo. Për këtë nuk ka asnjë provë”, thekson ish mjeku në librin “Le Parisiene”.

Në vijim ai ka komentuar edhe qëndrimin e paraardhësit të tij Jeran-Marcel Ferret. “I është dashur të bëjë llogaritë me koshiencën, por në fund ka prevaluar arsyeja e shtetit. Ka qënë më e fortë se gjithcka”, përfundon Paclet.

Top Channel