Anglia, Mourinho sulmon Capello-n

25/08/2010 11:45

Për Jose Mourinho dështimi i Anglisë në botërorin e Afrikës së Jugut është për fajin e trajnerit Fabio Capello, i paaftë për të menaxhuar futbollistët e tij.

“Problemi (i botërorit zhgënjyes të Anglisë) është trajneri”, është shprehur Mourinho për Daily Telegraph.

“Ka vetëm një mënyrë për të krijuar marrëdhënie me futbollistët. Mjafton të pyesësh këtu tek Reali i Madridit. Ai nuk di të ndryshojë. Nuk mundet të bërtasësh gjatë gjithë kohës, futbollistët duhet të ndihen të veçantë. Për mua është e qartë se Capello nuk do të marrë asgjë në drejtimin e kombëtares angleze”, theksoi Mourinho.

Top Channel