Persona të armatosur sulmuan një hotel prane pallatit presidencial ne Mogadishu të Somalise dhe vrane disa deputetë në ditën e dytë të një ofensive islamike në zonë. (UPDATE)
Zevendeskryeministri somalez i tha BBC-së se numri i viktimave eshte 32 dhe 6 prej tyre jane ligjevenes.
Agresoret, militante te krahut te Al Kaedes ne vend, ishin maskuar si ushtare qeveritare. Ata iu afruan hotelit Muna, qelluan mbi rojet e me pas njeri hodhi veten ne ere brenda nderteses. Sulmi vjen ne diten e dyte te luftimeve te ashpra qe kane shperthyer mes militanteve islamike Al Shahab dhe trupave te qeverise se tranzicionit te mbeshtetur nga unioni afrikan.
Hoteli Muna frekuentohet shume nga zyrtaret qeveritare per shkak se ndodhet ne zonen e kontrolluar nga qeveria dhe masat e sigurise ketu, jane mjaft te larta. Al-Shabab e nisi ofensiven e tij te henen, pak pasi zedhenesi i grupit deklaroi se ky i fundit po i shpall lufte forcave te Bashkimit Afrikan, duke i pershkruar 6.000 paqeruajtesit e tij si pushtues te vendit.
Top Channel