Rusi, pesë të vdekur nga virusi i Nilit
24/08/2010 16:30
Në Rusi kanë humbur jetën pesë persona për shkak të virusit të Nilit perëndimor, një sëmundje deri tani e panjohur në këtë vend.
Infeksioni, i shpërndarë edhe nga i nxehti, transmetohet nëpërmjet minjve dhe mushkonjave.
Gazeta “Vremia Novostei” bën të ditur se zonat më të goditura janë rajoni i Volgogradit, në jug, me 108 të prekur dhe Voroneshi, në Rusinë qëndrore, me 3 raste.
Mushkonjat, pohon gazeta, mund të riprodhohen në vjeshtë dhe të infektojnë deri në 2 milionë njerëz.
Top Channel