Mourinho: Benitez gjeti gjithcka gati

24/08/2010 12:20

Një ditë pas deklaratës së Rafa Benitez, i cili tha se dëshiron të fitojë më shumë se Mourinho me Interin, vjen edhe reagimi i hidhur nga “Special One”.

“Ai nuk duhet të lodhet si unë. Puna e tij është punë ëndrrash, imja nuk ka qenë e tillë. Kur një trajner shkon tek një klub dhe në një muaj ka mundësi të fitojë superkupën e vendit dhe Superkupën e Europës, përvec botërorit për klube, kjo është parajsa”, thekson tekniku i Real Madrid.

Më tej ai vazhdon të thumbojë pasardhësin e tij tek Interi. “Unë me Realin fitova trofeun Beckenbauer dhe Alicante cup, mund të fitoj edhe trofeun Bernabeu por gjithësesi ngelen stimuj verorë. Një trajner që shkon në një klub të ri duhet të mendojë si të ndërtojë një skuadër, Benitez e ka gjithcka gati, shoqërinë, lojtarët. Puna e tij nuk është punë, është një ëndërr”, përfundon Mourinho.  

Top Channel