Moratti: Multietnikë? Më mirë se sa hajdutë

24/08/2010 10:15

Në prag të startit të sezonit të ri të Serie A, presidenti i Interit, Massimo Moratti ka ndezur polemikat duke dale kundër të gjithëve.

“Të gjithëve nuk u vjen mirë kur kundërshtari i tyre fiton përherë”, shprehet padroni zikaltër që ka replikuar ndaj zërave që akuzojnë Interin për numrin e lartë të lojtarëve të huaj.

“Unë jam krenar që i kam dhënë Italisë një skuadër fituese. Më mirë një skuadër multietnike se sa një skuadër që blen ndeshjet”, shton Moratti. Më tej ai u përqëndrua tek trofeu i parë i sezonit.

“Për momentin janë katër kupa dhe cdo gjë shkon mirë. Ishte e rëndësishme ta nisnim me fitore pasi ndryshuam trajnerin. Psikologjikisht është shumë e rëndësishme për skuadrën pasi nuk mbylli një cikël dhe tregoi se ka dëshirë të fitojë. Tani duhet të përballemi me shpirtin e duhur të garës edhe në Montekarlo”, përfundon presidenti i kampionëve të Europës.

Top Channel