Gjermani, Merkel nën presion
24/08/2010 16:55
Merkel është nën presionin e brendshëm të CDU-së, e cila kërkon rritjen e taksave për më të pasurit.
Mijëra persona kanë manifestuar këtë verë kundër projektiligjit të qeverisë të qendrës së djathtë që synon të shkurtojë miliarda euro nga fondet e të papunëve.
Disa eksponentë të rëndësishëm të qeverisë së saj, konservatorët dhe kristiandemokratët e CDU-së, i kanë kërkuar Merkelit të shikojë mundësinë e rritjes së taksave për të pasurit, në mënyrë që rënia e popullaritetit të mos shndërrohët në humbje në zgjedhje.
Top Channel