Dënimi më vdekje, Zvicra drejt referendumit
24/08/2010 17:25
Zvicra ka autorizuar mbledhjen e firmave për të filluar një referendum mbi rivendosjen e dënimit me vdekje.
Me publikimin në Gazetën Zyrtare të qeverisë zvicerane, sot i hapet rruga kërkesës së paraqitur nga një komitet prej shtatë personash.
Ata kanë kohë deri në 24 shkurt 2012 për të mbledhur 100 mijë firma të nevojshme që vendi të shkojë në referendum.
Top Channel