Britani, lind fëmija i katër i Cameron
24/08/2010 18:30
Fjongo e kuqe për David e Samantha Cameron. Ka lindur fëmija i katër i kryeministrit britanik.
“Është një vajzë, peshon 2.7 kilogramë dhe është mirë, si ajo, ashtu edhe e ëma”, bën të ditur Downing Street.
David e Samantha kanë një tjetër vajzë, Nancy, 6 vjeçe dhe një djalë 4 vjeçar, Arthur.
Fëmija i madh i çiftit, Ivan, i prekur nga paraliza celebrale dhe një epilepsi e rëndë, humbi jetën në shkurtin e vitit të shkuar në moshën 6 vjeçare.
Top Channel