Rodri rikthehet në stërvitje me Manchester Cityn, negociatat me Barcelonën në pikë kritike
Sinani ka shpëtuar nga humbja Vllazninë në këtë start të Superligës, ndërkohë që Tirana nuk ka mundur të përfitojë nga epërsia numerike duke barazuar 1-1 në “Ruzhdi Bizhuta” me Elbasanin të rikthyer në Superligë.
Edhe pse e kanë mbyllur pjesën e parë me avantazhin 1-0 falë golit të Rajovic, shkodranët nuk e kane ruajtur këtë avantazh në fillimin e të dytës pasi ballshiotët e përmbysen rezultatin me Dimon dhe Popovic.
Pas këtij momenti trajneri Radonjic vendosi të aktivizojë lojtarët me përvojë në skuadrën shkodrane dhe kjo i dha frytet e veta. Vioresin Sinani barazoi rezultatin në 10 minutat e fundit të ndeshjes, ndërkohë që në minutën e fundit të kohës shtesë, këmbëngulja e tij solli dhe golin e fitores. Sinani dha një asist tek serbi Jovanovic të cilit nuk i mbeti gjë tjetër vetëm të shtyjë topin drejt rrjetës.
Elbasani nuk ka mundur ta nisë me fitore debutimin në Superligë pasi ka barazuar 1-1 me Tiranën që pas barazimit nuk arriti të shfrytëzonte epërsinë numerike, pas daljes me të kuq të Capjes. Ristevski kaloi elbasanasit në avantazh në pjesën e parë, rezultat ky që mbeti i pandryshuar deri në minutën e 64, kur gjyqtari i ndeshjes akordoi një 11 metërsh në favor të Tiranës. Bardheblutë barazojnë me Lilën, ndërsa Elbasani i luan minutat e mbetura me 10 lojtarë.
Shkumbini i drejtuar nga Mirel Josa ka barazuar 2-2 në “Qemal Stafa” me kastriotin ndërkohë që ndeshja e fundit e javës së parë do të luhet ditën e hënë në stadiumin e Kavajës, mes Besës dhe Skënderbeut.
Top Channel