Futbollisti më i mirë i UEFA-s, publikohet lista

23/08/2010 15:20

Publikohet lista e 12 kandidatëve të çmimit të UEFA-s që do të vendosë futbollistin më të mirë të Evropës për vitin 2009-2010.

Emrat e pretendentëve janë Julio Cesar, Hugo Lloris, Victor Valdes, Lucio, Maicon, Pique’, Xavi, Robben, Sneijder, Messi, Milito dhe Rooney.

Juria është e përbërë nga 16 trajnerë të skuadrave që kanë marrë pjesë në fazën finale të Champions 2010.

Çmimi do të dorëzohet të enjten me 26 gusht në Montecarlo.

Top Channel