Benitez: Dua të fitoj më shumë se paraardhësit

23/08/2010 13:20

Fitorja 3-1 ndaj Romës në finalen e Superkupës së Italisë e ka ndihmuar Interin të rrisë moralin në prag të një sezoni të gjatë ku i duhet të mbrojë 3 titujt e fituar në sezonin e shkuar.

Kjo është ajo cfarë mendon tekniku Rafa Benitez pas ndeshjes së të shtunës. Gjithsesi, spanjolli i ka objektivat e qarta; të fitojë më shumë se Mancini dhe Mourinho. “Trofeun e fitoi klubi dhe jo trajneri. Këtu ka fituar Mancini, më pas Mourinho dhe tani më vjen radha mua. Shpresoj të fitoj më shumë se ata pasi duke nisur që nga ky sezon janë 6 trofe që na presin”, shprehet Benitez në një intervistë për gazetën “AS”.

Më pas ai flet për ndeshjen ndaj Romës, duke theksuar se ishte shumë e rëndësishme që Interi realizoi tre gola. “Deri tani kemi punuar me disa pengesa pasi lojtarët ishin të lodhur nga botërori por kjo fitore na ngre moralin. Mourinho ka krijuar një skuadër kompetitive por e ardhmja është një etapë e re dhe të gjithë kanë mundësi të triumfojnë me një trajner të ri”, përfundon ish tekniku i Liverpool-it.   

Top Channel