Basketboll, dëmtohet Calderon, jashtë botërorit

23/08/2010 15:55

Botërori i basketbollit në Turqi do të humbë një nga protagonistët e tij më të pritur.

Kampioni spanjoll José Manuel Calderon nuk do të luajë në evenimentin ndërkombëtar për shkak të një dëmtimi muskulor që pësoi të dielën në miqësoren mes Spanjës dhe SHBA-ve.

Sergio Scariolo, tekniku i spanjollëve, duhet të gjejë urgjentisht një zëvendësues të lojtarit të Toronto Raptors, për kampionatin që fillon të shtunën.

I përzgjedhuri mund të jetë Raul Lopez.

Top Channel