Inter dominon Romën dhe fiton Superkupën

22/08/2010 11:25

Interi vazhdon ashtu si e mbylli sezonin e shkuar. Edhe Superkupa e Italisë tashmë është një trofe i tyre, përpara se të nisen për në Montekarlo ku të premten e ardhshme do të luajnë përball Atletikos Superkupën e Europës.

E ka filluar mirë këtë ndeshje Roma e drejtuar nga kapiteni Francesko Toti. Kryeqytetasit arrijnë të kalojnë të parët në avantazh pikërisht nga një top që niset për këmbët e Totit e përfundohet në mënyrë perfekte nga Xhon Arne Rise.

Përpjekjet e zikaltërve nuk finalizohen si duhen, por gjithsesi brenda pjesës së parë është Huan ai që i dhuron Pandevit një top të artë për të barazuar shifrat. Maqedonasi nuk mund të gabonte dhe con skuadrën e tij në barazim në dhomat e zhveshjes. Në pjesën e dytë Interi merr në dorë kontrollin e lojës e gjen golin e avantazhit pas një kombinimi të Militos me Eton, i cili i merr kohën portierit të Romës për të kaluar zikaltrit në avantazh. 10 minuta më pas, në të 80-tën një tjetër gabim i lojtarëve të Romës shfrytëzohet nga Shnajder që pason saktë për Etonë i cili shënon golin e dytë personal dhe të tretin për këtë ndeshje.

Tashmë Interi i con në katër trofetë e sezonit 2009/2010, pas kampionatit, Kupës së Italisë e Champions League. Skuadra e drejtuar nga Benitez tashmë do të luaje Superkupën e Europës javën e ardhshme dhe botërorin e klubeve në fundin e këtij viti.

Top Channel