Reali i Madridit blindon Oezil

21/08/2010 16:40

Reali i Madridit ka blinduar me një klauzolë anulimi prej 250 milionë eurosh blerjen e tij më të fundit, Mesut Oezil. Futbollisti gjerman me origjinë turke është blerë për 15 milionë nga Werder Bremen.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Marca”.

Klubi madrilen që ka firmosur një kontratë gjashtë vjeçare me Oezil, kërkon kështu të mbrohet nga sulme të mundshme të sheikëve pronarë të Manchester City, që këtë vit kanë shpenzuar 146 milionë euro në treg.

Top Channel