LASK merr Sulimanin, nuk heq dorë nga Duro

21/08/2010 12:15

Klubi i Bundesligës austriake, LASK Linz, ende nuk ka hequr dorë nga ideja për të përforcuar kontingjentin me afrimin e Klodian Duros.

Pas largimit nga qipriotët e Apolon Limasol, mesfushori i Kombëtares shqiptare vazhdon të kërkojë një skuadër për të vazhduar karrierën, ndërsa transferimi në kampionatin elitar në Austri duket një mundësi reale. Pas miqësores me Uzbekistanin, 32-vjeçari i shprehu haptazi dëshirën trajnerit Helmut Kraft që të luante me LASK, por palët nuk gjetën akordin, për shkak të diferencës në pretendimet financiare.

Skuadra nga Linz konfirmoi blerjen e Emin Sulimanit, mesfushorit shqiptaro-maqedonas që është përfaqësuar me U-21 austriake. Pas këtij përforcimi, tekniku Kraft tha: “Nuk kemi shumë fonde në dispozicion, por ndoshta mund ta arrijmë marrëveshjen edhe me Duron”.

Top Channel