Superliga 2010-2011, 8 të huaj në fushë

20/08/2010 12:25

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka hedhur poshtë apo ka miratuar pjesërisht shumë nga kërkesat e klubeve, por disa prej tyre janë ashtu siç ishin propozuar, edhe pse ato bien ndesh me rregulloret e UEFA-s.

Mes tyre është edhe ajo në lidhje me praninë e futbollistëve të huaj në kampionatin shqiptar të futbollit. Sipas rregullores së UEFA-s, klubet duhet të parashikojnë aktivizimin e vetëm 6 lojtarëve të huaj në fushë. Por KE ka toleruar në këtë pikë, duke premtuar miratimin e 8 të huajve në fushë për sezonin 2010-2011.

Megjithatë përshtatja me kërkesën e UEFA-s do të fillojë që nga sezoni pasues, ai 2011-2012, ku të mund të aktivizohen vetëm 6 të huaj në fushë. Pas dy vjetësh parashikohet të reduktohet vetëm në 5 lojtarë jo shqiptarë në tapetin e blertë. KE pritet të vendosë mosrritjen e vlerës së kartonit të verdhë (5.000 lekë) dhe e të kuqit (15.000 lekë).

Nuk është miratuar taksa e regjistrimit vjetor 1.000.000 lekë. Komitetit i hiqet e drejta për të amnistuar vendime të organeve disiplinore. Petrit Brahja emërohet shefi i vëzhguesve në FSHF. Ndërsa sistemi i pezullimeve mbetet: 3 kartonë, 1 ndeshje, dhe jo 5 kartonë, 1 ndeshje. Këto ishin disa nga vendimit e miratuara në parim, por që presin edhe “vulën” përfundimtare për të qenë zyrtare.

Top Channel